Një objekt banesor në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është përfshire nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin“ – ka thënë Ahmeti.