Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se të martën do të mbahet seancë solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së, ndërsa të enjten nga ora 10:00, do të mbahet seanca plenare.
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Kusari-Lila tha se në rend dite janë pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.
“Nga mbledhja që u mbajt sot, kryesia u dakordua që më 7 mars në ora 10:00, të ketë seancë me pika disa pikat të rendit të ditës. Fillimisht, më 5 mars do të ketë seancë solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së”, tha Kusari-Lila.