Nga të gjitha rrjetet sociale, Snapchat-i me më së shumti imazhe abuzuese të fëmijëve

Nga të gjitha rrjetet sociale, platforma Snapchat u raportua në pothuajse gjysmën e krimeve që përfshijnë imazhe të abuzimit me fëmijë gjatë vitit të kaluar në Britani të Madhe, tregojnë shifra të reja.

Kërkesat për qasje në informacion të paraqitura nga shoqata bamirëse e fëmijëve NSPCC ndaj 35 forcave policore treguan se Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin “fajtore” në rreth një të katërtën e rasteve të krimeve me imazhe të abuzimit me fëmijë kur policia e lidhi rastin me një platformë online, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Shifrat tregojnë gjithashtu se numri i krimeve me imazhe të abuzimit me fëmijët i regjistruar nga forcat e policisë së Mbretërisë së Bashkuar është rritur me 25 për qind në një vit, me një total prej 160 mijë veprash të regjistruara që nga viti 2017.

Akti i Sigurisë Online, i cili u miratua në ligj vitin e kaluar, synon t’i bëjë kompanitë e mediave sociale më të përgjegjshme për përmbajtjen e publikuar në platformat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *