Një grup organizatash do të dorëzojnë sot padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Kuvendit të Kosovës dhje deputeten Labinotë Demi Murtezi.
Në njoftim thuhet se Kuvendi dhe deputetja do të paditen për “cënim të dinjitetit, trajtim çnjerëzor apo poshtërues dhe diskriminim ndaj personave LGBTIQ+, në seancën e 16 marsit 2022”, raporton Express.
“Pas kësaj, në orën 11:30 do të bëhet dorëzimi i Ankesës Kundër Diskriminimit dhe Cënimit të Dinjitetit të Personave LGBTIQ+ gjatë Seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 16 mars 2022 në Institucionin e Avokatit të Popullit. Padia dhe Ankesa dorëzohen me 1 mars 2024 në Ditën Ndërkombëtare Kundër Diskriminimit”, thuhet në njoftim.
Bashkë paditëse do të jenë organizatat: Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Qendra për Zvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) , Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Civil Rights Defenders.