Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit në Leposaviq.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri, Veton Elshani, i cili ka thënë se përpos veturës së djegur, edhe dy automjete tjera që ishin afër kanë pësuar dëme materiale.
“Me datën 29.02.2024 rreth orës 04:00 kemi pranuar informatë se në Leposaviq ishte duke u djegur vetura Toyota e bardhë, me targa Serbe RA. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i patrullës, së bashku me zjarrfikësit të cilët kanë kryer shqimin e vendin e ngjarjes. Gjatë shqimit të vendit të ngjarjes është kuptuar se dëme materiale kishin pësuar edhe dy vetura të tjera që kishin qenë afër kësaj veture. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimet e tij iniciohet rasti si zjarrvënie, ndërsa nuk kemi të arrestuar dhe nuk kemi ndonjë motiv për momentin”, tha Elshani.