Cristiano Ronaldo është dënuar me një ndeshje mos-lojë për shkak të reagimit të tij ndaj tifozëve të Al Shabab, kur këta të fundit thërrisnin emrin e Lionel Messit.
Lojtari i Kombëtares së Portugalisë u bë nervoz kur dëgjonte tifozët e ekipit kundërshtar, duke kënduar emrin e yllit argjentinas në Arabinë Saudite, shkruan Indeksonline
Ronaldo bëri një gjest jo të hijshëm në drejtim të tyre dhe prandaj klubi i Al Shabab çoi kërkesën në disiplinë për ta dënuar ish-lojtarin e Real Madridit.
Sulmuesi i Al Nassr do të mungoj në ndeshjen e ardhshme dhe është dënuar edhe me 2500 euro.