Fillojnë kontrollet për punëtorët e padeklaruar, Ministria e Financave jep detaje

Ministria e Financave ka njoftuar se kanë filluar kontrollet për punëtorët  e padeklaruar, raporton Express.

Ekipet inspektuese të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratit të Punës dje kanë bërë kanë bërë inspektime nëpër biznese përkatësisht në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë në komunën e Prishtinës për të identifikuar bizneset që mbajnë punëtorë të padeklaruar.

“Në këto vizita të realizuara, bizneset dhe punëtorët u informuan rreth rëndësisë së deklarimit të punëtorëve dhe fillimit të kampanjës së gjithëmbarshme e cila ka për synim rritjen e zbatimit të ligjeve në fuqi përmes identifikimit dhe gjobitjes së punëdhënësve që shkelin ligjin dhe të drejtat e punëtorëve duke mos i deklaruar dhe duke mos ua paguar kontributet”, thuhet në njoftim.

Ministria i ka ftuar të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës në fjalë, duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat të cilët janë në dispozicion nga MFPT.

“Për të parë nëse jeni të deklaruar në ATK ju lutem vizitoni vegëzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/regemployer. Nëse rezulton se jeni të padeklaruar, atëherë keni mundësi që ta raportoni punëdhënësin në vegëzën e njëjtë. Nëse nuk jeni të pajisur me kontratë pune, ju mund ta raportoni punëdhënësin në Inspektoratin e Punës përmes linjës pa pagesë në numrin 080077577, në adresën elektronike: inspektorati.punes@rks-gov.net ose duke vizituar qendrat e Inspektoratit Qendror të Punës në 7 rajonet e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *