Vjedhje e rëndë te stacioni i Radios së RTK-së në Obiliq, hajnat shkaktojnë dëme rreth 20 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur edhe dje në fshatin Bakshi të Obiliqit, saktësisht te stacioni i Radios së RTK-së.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur pjesë metalike, qindra metra kabllo të antenës dhe po ashtu janë dëmtuar edhe trafot elektrike.

Sipas burimeve, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 20 mijë euro.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *