Nga një njoftim i Policisë, një mashkull kosovar ka raportuar se një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë-pemë është përfshirë në zjarr në rrethana të panjohura, në fshatin Leqinë të Skenderajt.
Autoritetet zjarrfikëse kanë reaguar menjëherë duke lokalizuar flakët. Ankuesi ka vlerësuar dëmin e shkaktuar nga zjarri në rreth 20.000 euro.
Rasti aktual është nën hetim nga autoritetet kompetente.