Rastet plaçkitjeve në Rahovec, Latifi kërkon të rritet prezenca e ekipeve patrulluese

Rastet e fundit të plaçkitjeve, rrahjeve dhe gjuajtjeve me armë nga disa ekipe grabitëse në fshatrat e Rahovecit kanë ngritur shqetësim për qytetarët në këtë komunë. Për këtë, Komuna e Rahovecit po mban një mbledhje të jashtëzakonshme për shqyrtimin e gjendjen aktuale të sigurisë në këtë komunë.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi tha se duhet të rritet prezenca e ekipeve patrulluese në çdo cep të Rahovecit.

Latifi se adresa kryesore e këtij problemi janë organet policore dhe ato komunale dhe të dyja duhet të kenë një bashkëpunim të plotë mes tyre dhe në bazë të angazhimit të tyre qytetarët të ndihen të sigurt në shtëpitë e tyre. Për rastet e fundit të plaçkitjeve, komandanti i Stacionit Policorë në Rahovec, Fazli Morina tha se i kanë marrë të gjitha masat dhe janë rrugës për t’i zgjidhur.

Morina tha se angazhimi i policisë është maksimal dhe ka shtim te patrullave në çdo zonë të prekur nga këto raste të plaçkitjeve.

Ai tha se në vitin 2024 në këtë komunë janë regjistruar 63 vepra penale që për këta dy muaj, dhe në krahasim me vitin e kaluar janë 30% raste më pak.

Morina shtoi se janë të gatshëm të hetojnë rastet dhe të dënojnë secilin person për çdo vepër penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *