Clevelandi e ka regjistruar një fitore dramatike në NBA.
Cavaliers e mposhtën Dallasin falë një koshi të shënuar në sekondat e fundit të lojës.
Në fakt, ishte Max Strus që u bë hero i Clevelandit falë trepikëshit spektakolar dhe të rrallë që e shënoi.
Më saktësisht, Mavericks ishin duke avancuar për një pikë, 119:118 dhe kishin mbetur pak sekonda deri tek semafori i fundit.
Por, Strus e mori përgjegjësinë dhe gjuajti nga më larg se gjysma e fushës për të shënuar dhe për t’ia siguruar fitoren Clevelandit me rezultat 121:119.
Max kontribuoi me 21 pikë në këtë ndeshje, ndërsa ishte protagonist sidomos në pjesë ne dytë.