Gjatë ditës së djeshme hajnat hynë brenda xhamisë së Shupkovcit në Mitrovicë për të vjedhur paratë e ndihmave që janë grumbulluar aty.
Shuma e vjedhur nga hajnat është 50 euro.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Raporti i plotë policor:
Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 25.07.2022-14:15. Ankuesi mashkull kosovar – imam, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë brenda në xhami kanë vjedhur 50 € para të gatshme të grumbulluara për ndihmë familjeve nevojtare. Njësitet policore klane dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.