Kështu u festua 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës në Beograd

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, dje është festuar 16-vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur veprimtari Ragmi Mustafi, i cili tha se nën organizimin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës dhe Ambasadorit, Jetish Jashari, sot është shënuar 16-vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Sa më parë që Serbia bën hapin e domosdoshëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës aq më parë do të çlirohet nga mendësia e errësuar të viteve 90-ta”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *