Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Llovcë-Pogragjë në rajonin e Gjilanit.
Në aksident trafiku ishin përfshirë një automjet transportues dhe një veturë.
Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i automjetit transportues.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Vozitësi i veturës civile njoftohet të jetë arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është nën hetime.