Ky është i arrestuari për tentim vrasjen në Prishtinë – motivi mosmarrëveshja për dru

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një plagosje me armë zjarri, që ndodhi në fshatin Mramor të Prishtinës, pas një mosmarrëveshje mes dy personave. Viktima që u qëllua u dërgua me urgjencë ën Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Betim Gashi, i cili është ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për tentim vrasje.

Motivi i plagosjes sipas informatave të para është një mosmarrëveshje rresh druve, që fillimisht i parapriu një përleshje dhe më pas i dyshuari gjuajti në drejtim të viktimës.

I riu që u plagos po vazhdon trajtimin në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *