Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën Preshevë – Gjilan është parandaluar kontrabandimi i rreth 90 palë mbathjeve sportive.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit është vërejtur se automjeti me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas nga Serbia, ishte e ngarkuar me rreth 90 palë mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura), të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: “Nike”, “Adidas”, “Air Jordan”.
Derisa malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe është dërguar në Terminalin doganor të Dheut të Bardhë, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitë e Doganës së Kosovës.
“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Doganës.