Në një prononcim me shkrim për Gazetën Neutral, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë vlerësime të ashpra rreth qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka përdorur fjalë të forta për të përshkruar situatën aktuale dhe për të bërë vlerësime mbi performancën e qeverisjes së fundit.
Në pyetjen nëse Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë përsëri një shumicë prej 51% në zgjedhjet e ardhshme, Haxhiu ka shprehur dyshime duke u bazuar në rrethanat e fundit.
“LVV është në rënie, këtë e dëshmojnë të gjitha sondazhet, sepse LVV ka tradhtuar besimin e qytetarëve. Për këtë arsye, LVV në zgjedhjet e ardhshme do të humbasë më shumë se gjysmën e votave që ka marrë në zgjedhjet e fundit.” tha Haxhiu
Për qeverisjen e Albin Kurtit, Haxhiu nuk ka hezituar të shprehë kritika të ashpra. Ai e vlerëson si një qeverisje me skandale, korruptim të hapur dhe nepotizëm.
“Për tre vite të Qeverisë Kurti, mund të konkludojmë se qeverisje plot skandale, korrupsion të hapur dhe nepotizëm.” shtoi ai.
Ai akuzon qeverinë për përpjekje për të mbuluar dështimet në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe fusha të tjera me tensione politike dhe veprime ad-hoc.
“Ka pasë përpjekje të Qeverisë që skandalet e korrupsionit e nepotizmit, dështimi në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe sferat tjera të mbulohen me tensionet, veprime ad-hoc dhe esaklim të situatës në veri të vendit për poena politik” u shpreh deputeti.
Gjithashtu, Haxhiu kritikon qeverinë për deshtime në dialog, marrëdhëniet me partnerët strategjik dhe politikën e jashtme dhe jo vetëm këto.
“Ka pasur përpjekje të qeverisë që skandalet e korrupsionit dhe nepotizmit, dështimi në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe fushat tjera të mbulohen me tensione, veprime ad-hoc dhe eskalim të situatës në veri të vendit për poena politike. Deshtim në dialog, deshtim me partnerët strategjik, deshtim në politikën e jashtme, zero njohje, zero antaresim në organizatat ndërkombëtare, për tre vite nuk ka as aplikim për antaresim në Interpol.” u shpreh krejt në fund deputeti i PDK-së.
Këto vlerësime të Bekim Haxhiut shkaktojnë reflektim mbi performancën e qeverisjes së fundit dhe dëshirojnë të sjellin një analizë të thellë mbi drejtimin e vendit në të ardhmen.