Haxhiu për Neutral: SHBA dhe BE-ja, nuk e shohin Kosovën si partner 

Në një pronocim për Gazetën Neutral, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me zhvillimet e fundit në raportet ndërkombëtare të Kosovës. 

 Haxhiu theksoi se në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka shqetësime të theksuara, pasi Qeveria e Kurtit nuk e konsideron Kosovën si një partner të rëndësishëm. 

“Po, besoj se përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së kanë dhënë përgjigjen në këtë pyetje, duke treguar se qeverine aktuale nuk e shohin Kosovën si një partner dhe kjo është shqetësuese.” u shpreh Haxhiu. 

Në lidhje me shqetësimin për mundësinë e një konflikti në Kosovë, deputeti Haxhiu vuri në dukje se frika për luftë po përhapet nga qeveritarët dhe ekspertët e tyre politikë, duke e përdorur si mjet për të mbuluar dështimet e tyre në qeverisje. 

“Frikën për luftë e proklamojnë qeveritarët dhe eksponentët e tyre politik për të mbuluar dështimet e qeverisë. Kjo frikë për luftë e proklamuar nga Qeveria po ndikon negativisht në investimet e huaja dhe po nxit ikjen e qytetarëve nga Kosova.” shtoi ai. 

Deputeti Haxhiu theksoi se është e rëndësishme që Qeveria të ndërmarrë masa për të ristrukturuar dhe për të rindërtuar raportet me aleatët ndërkombëtarë, duke përfshirë SHBA-në dhe BE-në, si dhe për të shmangur sfidat potenciale që mund të shkaktojnë destabilizim në vend. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *