Dy burra kërcënojnë KFOR-in në Prizren

Në një incident në Fshatin Lubiqevë të Prizrenit, disa pjesëtarë të KFOR-it u përballën me një situatë rrezikshëm pasi u kanosën nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Pas një pune hetimore të shpejtë, dy të dyshuarit u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje, pas intervistimit me vendim të prokurorit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, u gjet dhe u sekuestrua një pushkë gjuetie.

RREZIKIM I PERSONELIT TË ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKAUARA

Fsh. Lubiqevë, Prizren 26.02.2024 – 09:00. Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal, dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kanosur. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie. Rasti nën hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *