Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një aeroport në Teksas. Një grua dyshohet se qëlloi disa të shtëna me armë në ajër në aeroportin Dallas Love Field të hënën përpara se policia ta qëllonte dhe ta merrte në paraburgim, raporton Policia e Dallasit. Ishte pak para orës 11 të mëngjesit me orën lokale, kur 37-vjeçarja mbërriti në Dallas Love Field dhe më pas shkoi në tualet.
Më pas doli duke mbajtur një pistoletë dhe filloi të qëllonte drejt tavanit. Në këtë moment udhëtarët janë tmerruar të cilë kanë filluar të vraponin për t’u mbrojtur. Sipas CNN, duke cituar dëshmitarët okularë, gruaja po bërtiste se burri i saj po e tradhtonte.