Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë.
Për aksidentin është ndaluar një e dyshuar, të cilës i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, njofton Prokuroria.
“Ju njoftojmë se lidhur me aksidentin që ndodhi sot në rrugën ‘Agim Ramadani’, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës, për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’ (me fatalitet)”.
“E dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48-orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.