Një person është vetaksidentuar në Suharekë, duke e goditur me veturë objektin e një barnatoreje.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se një person është lënduar. Ai tha se aksidenti ndodhi “rreth orës 14:40 në rrugën ‘Brigada 123′”.
“Deri te aksidenti ka ardhur shoferi ka humbur kontrollin. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha ai.
Një media lokale ka publikuar pamje të veturës që është futur brenda barnatores.