Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka vdekur një i burgosur.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit.
Burimet e Neutral-it bëjnë me dije se tri ditë më parë, ndaj tashmë të ndjerit ishte ndarë dënimi me burgim.
Gazeta Neutral merr vesh se bëhet fjalë për Valon Muqiqin, 27 vjeçar.
Ai shte nën hetim për 14 urdhëresa, ku 6 prej tyre përfshinin dënime me burgim, përfshirë vepra si vjedhje e rëndë, kanosje dhe lëndim trupor.
Ndryshe, SHSHKUK njoftoi se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore dhe se autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së). Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.