Gjyqtari kryesor i takimit FC Suhareka vs KF Rahoveci i mbajtur në Suharekë ishte Ilaz Ajeti. Ndryshe nga referët normal, Ilaz Ajeti ka rrëmbyer vëmendjen edhe të mediave nacionale për të keq.
Ky gjyqtar dëmtoi Rahovecin në disa raste vendimtare, duke akorduar penallti qesharake dhe të tjera shkelje, të cilat KF Rahoveci do t’i publikojë me video gjatë ditëve në vazhdim, mësojnë burimet e Rahoveci24 pranë klubit.
KF Rahoveci shkoi për fitore, duke parë formën e lartë, klubi nga Suhareka pati frikë se mund të mos merrte tri pikët, apo të humbiste gjithë ndeshjen duke parë formën dhe transferimet e Rahovecit, andaj si duket ka reaguar duke korruptuar gjyqtarin në fjalë me një apo disa thasë me para, detaje këto që i di vetëm Ilaz Ajeti.
Duket se edhe referët ja kanë mësyrë të bëjnë para nga FC Suhareka, një klub artificial i formuar nga 13 biznesmenë të cilët blenë “letrat” e A&N, një klubi dikur interesant në Ligën e Parë.