Një përleshje në mes të disa personave ka ndodhur sonte në fshatin Suteskë të Komunës së Prishtinës, me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit, e ku për pasojë një person ka marrë lëndime trupore.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Emergjencës thonë se përsoni i lënduar tashmë ka arritur në këtë institucion dhe është duke kryer ekzaminimet e nevojshme, por është jashtë rrezikut për jetën.
Detaje të tjera rreth kësaj ngjarje ende nuk dihen.