Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2027.
‘Dardanët’ e nisën mbarë këtë kampanjë, duke triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Irlandës në Prishtinë me rezultat 83-76, shkruan Sinjali Sporti.
Kosova i përket grupit A, aty ku përpos Irlandës ndodhet edhe Zvicra dhe Azerbejxhani.
E ndaj kësaj të fundit, Kosova do të luajë sot në ndeshjen e dytë, ku do të kërkojë fitoren.
Djemtë e drejtuar nga Rami Hadar e zhvillojnë këtë takim me fillim nga ora 11:00 me orën tonë lokale.
Ndeshjet e radhës parakualifikuese “Dardanët” do t’i zhvillojnë në nëntor, në udhëtim ndaj Zvicrës dhe Irlandës.