Aktiviteti më i madh argëtues veror ka nisur më datën 20 korrik në sheshin “Fehmi Lladrovci” festivali tashmë tradicional, “Muaji i Mërgatës”.
Aktiviteti do zgjasë deri më 20 gusht, teksa gjatë këtyre netëve kanë performuar artistët e mirënjohur kosovar dhe do perfomojnë.
E, për ta ndezur atmosferën, siç edhe e ndez gjithmonë, sonte ishte e ftuar këngëtarja Donjeta Morina.
Qytetarët e Drenasit kanë kënduar njëzëri me këngëtaren këngën legjendare për heroin Adem Jashari, “Mora fjalë”.
Shikoni atmosferën fantastike.