I jepet lamtumira e fundit 49-vjeçarit në Durrës që u vra nga fëmijët e tij

Është përcjell për në banesën e fundit, 49-vjeçari nga Durrësi, Pëllumb Meta, i cili u vra me planifikimin e tre fëmijëve të tij.

Krimi i rëndë u zbulua ditën e djeshme pasi prej disa ditësh ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga djali i tij 24-vjeçar, Hysen Meta.

Edhe pse në fillim për krimin e rëndë si e dyshuar u arrestua vajza 19-vjeçare Hygerta Meta, nga hetimet e realizuara deri më tani rezulton se ka qenë pikërisht Hyseni, ai i cili e ka vrarë të atin, ndërsa së bashku me motrën e vëllain e kanë groposur atë në kasollen e bagëtive.

“Në mëngjes bëmë planin për ta vrarë, pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. I thashë çohu dhe kur u çua në këmbë unë e qëllova 4 herë me pistoletë”, tha ndër tjera ekzekutori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *