Një debat virtual ka ndodhur mes reperëve Noizy dhe Cllevio këto ditë.
Kjo ndodhi pasi ky i fundit sapo doli nga burgu i kërkoi përballje Noizyt, gjersa reperi i hitit “Gangsta Love” nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej publikisht me shumë akuza, njëra prej të cilëve rikthente në kujtesë kohën kur Cllevio akuzohej për pedofili.
E mesa duket një reagim ironik dhe me shaka në mes të këtij debati, e ka bërë reperi Stresi, i cili për një periudhë të gjatë ka pasur hasmëri me Noizyn.
Stresi publikoi në InstaStory një imazh nga vetura e tij, duke shkruar në mbishkrimin e saj, se nuk i interesojnë “këta tipa”, me ç’rast fansat kanë aluduar se bëhet fjalë për dy të lartpërmendurit.
“Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj në InstaStory.
Stresi përndryshe nuk ka qenë fare i përfshirë në këtë debat, gjersa vitin e kaluar pas shumë kohësh ai i rregulloi raportet e tij me Noizyn.