Deputetja, Ganimete Musliu, ishte protagoniste e emisionit “Era Verë” në T7, ku solli një rrëfim krejt ndryshe nga vendlindja e saj, për fëmijërinë, familjen, shkollimin, futjen në politikë, dhe jo vetëm.
Javëve të fundit ajo ishte shumë aktive në rrjete sociale ku u shfaq duke vozitur traktor dhe këtë gjë nuk ka hezituar ta bëj as për “Era Verë”.
Në fshatin e saj të lindjes, në Baks, ajo i ka bërë një xhiro me traktor ekipit të T7 dhe pos tjerash ka treguar se si një vajzë e lindur në një familje me 5 motra dhe një vëlla, nuk ka nguruar asnjëherë të bëjë edhe punët e shtëpisë dhe fshatit.
“Unë jam fëmija më i vogël i familjes dhe gjithmonë kam qenë e gatshme për punë”, tha Musliu duke shtuar se puna është dinjitet.
Më poshtë, e keni videon e deputetes duke vozitur traktorin dhe deklaratën e saj.