Studiuesi fetar ukrainas: Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo Ruse, po bashkëpunojnë në luftën kundër Ukrainës

Historiani dhe studiuesi fetar ukrainas me qendër në Kiev, Vladyslav Havrylov tha se Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo Ortodokse Ruse po bashkëpunojnë në luftën kundër Ukrainës. Këto komente Havrylov i bëri në “Samitin ballkanik për dezinformimin” të organizuar nga The Geopost, i cili u mbajt dje në Prishtinë. 

Havrylov para të pranishmëve tha se dezinformimi po ndikon në luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë, derisa shtoi se ka kërcënime dhe militarizim të dhunshëm të fëmijëve ukrainas.

Historiani ukrainas theksoi sa Rusia përpiqet të vendosë të rinj nga territoret e pushtuara të Ukrainës në ushtrinë ruse për të luftuar kundër vendit të tyre (Ukrainës), e sipas tij kjo po funksionon pasi rinisë ukrainase po u shpërlahet truri përmes propagandës.

“Dua t’ju tregoj disa fakte rreth dezinformimit, veçanërisht për efektet e dëbimit me forcë, militarizimit dhe rusifikimit të fëmijëve ukrainas, dhe se si Kisha Ortodokse e Rusisë dhe bashkëpunimi mes kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Ortodokse Serbe po ndihmojnë në luftën kundër Ukrainës… Ju mund të shihni një qendër paraburgimi moderne, është si qendrat e paraburgimit të përkohshëm ku Rusia përpiqet të vendosë ukrainasit, përpiqet të vendosë fëmijë… mund të shihni kërcënime ose militarizim të dhunshëm të fëmijëve ukrainas. Kjo është një organizatë e quajtur ‘ushtria e re” është një qendër organizimi paraushtarak që është krijuar nga ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Lavrov dhe ata përpiqen të vendosin të rinj nga territoret e pushtuara të Ukrainës në ushtrinë ruse për të luftuar kundër Ukrainës. Është një situatë shumë e rrezikshme dhe si rezultat i kësaj situate mund të shihni në foton tjetër një portret të të rinjve që luftojnë kundër Ukrainës pas kësaj shpëlarjeje truri, pas dezinformimit rus, pas propagandës ruse”, tha ai derisa shpalosi edhe fotografi gjatë fjalës së tij në kuadër të Samitit për dezinformim.

Ai foli edhe për serbët që po luftojnë përkrah Rusisë në Ukrainë, derisa apeloi që sa më parë të ndalet dezinformimi dhe propaganda ruse.

“Dhe kur ne flisni për ndikimin e Serbisë  sidomos nga Kisha Ortodokse Serbe, mund të shihni një mbledhje në Serbi, është një mbledhje pro ruse. Dhe në foton tjetër mund të shihni rektorin e disa universiteteve në Mal të Zi, por ky rektor përpiqet të fusë një propagandë pro ruse, ata përpiqen të fusin një propagandë pansllave dhe proruse në shoqërinë malazeze dhe në shoqërinë serbe… Dhe, në foton e fundit mund të shihni veçanërisht një organizatë paraushtarake serbe të quajtur ‘serpski çetniki’ dhe janë të përfshirë në procesin e luftës kundër Ukrainës, dhe për këtë arsye dezinformimi në këtë fushë është kaq i rrezikshëm për Ukrainën dhe është i rrezikshëm edhe për palën evropiane, sepse nëse nuk mund ta ç’instalojmë këtë praktikë, e cila është shumë e rrezikshme për vendet e tjera evropiane. Ne duhet të ndalojmë menjëherë këtë praktikë dezinformuese dhe këtë propagandë”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *