Gjeli i Kosovës që zgjat këngën e tij deri në 90 sekonda pa e ndalë ka marrë vëmendjen edhe të agjencisë franceze të lajmeve AFP.
Aty është publikuar një storie e shkurtë për gjelin dhe pronarin e tij, Fevzi Aliu.
“Fevzi Aliu, një fermer në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ka në mesin e kafshëve nën kujdesin e tij disa ekzemplarë të një specie unike vendase. I njohur si ‘Këngëgjati i Kosovës’, këta gjela kryesisht me pendë të zeza mund të lëshojnë zërin e tyre të ngjirur për gati 90 sekonda pa u ndalë”, shkruan AFP.