Një burrë është arrestuar në Makoc të Prishtinës, i cili ishte në kërkim për veprën penale armëmbajtje pa leje.
I dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit, përcjell Klankosova.tv.
“Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar një mashkull kosovar i kërkuar për veprën penale armëmbajtje pa leje. I dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit”, njofton policia.