Deri në prishje të koalicionit, pozitën e drejtorit të Sportit e kishte mbajtur Granit Rugova, ish-basketbollist që përkrahte PDK’në. Pas prishjes së koalicionit, Rama e ka emëruar drejtor në këtë dikaster Bardh Krasniqin, ish-basketbollistin e anëtarësuar në LDK që nga 2021-a.
Lajmin për emërimin e Krasniqit në këtë pozitë e ka dhënë Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se Krasniqit ia ka lënë për barrë ta bëjë gati kryeqytetin për “Lojërat Mesdhetare 20230”.
“Me shumë kënaqësi ju njoftoj me Drejtorin e ri të Sportit në Kryeqytet, Bardh Krasniqi. Bardhi, një ish basketbollist i shquar në skenën vendore e ndërkombëtare vjen në këtë pozitë si profesionist për ta quar edhe më përpara fushën e sportit”, thuhet në postimin e Ramës.
“Ai do të punojë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në kryeqytet, për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme e të shumta këtë vit në Prishtinën tonë, e shpallur “Qytet i Sportit””.
“Po ashtu, Bardhi do të angazhohet për realizimin e projekteve për ta bërë kryeqytetin gati për “Lojërat Mesdhetare 2030”, gjë që jemi të bindur se do t’ja arrijë fal sukseseve akademike në Stamboll, dhe profesionalizmit të tij të treguar ndër vite në themelimin, menaxhimin e shumë kompanive dhe projekteve në fushën e telekomunikimit brenda dhe jashtë vendit”, përfundon postimi i tij.