Prindërit shqiptarë braktisin djalin 16-vjeçar në autostradë, pastaj…

Një 16-vjeçar shqiptar është braktisur nga prindërit e tij.

Sipas informacioneve të para që dolën, 16-vjeçari ka shkuar në Itali rreth një muaj më parë dhe nuk flet italisht.

Për momentin djali i është besuar shërbimeve sociale të Cessalto (Treviso).

Sipas raportimeve, ai shprehu menjëherë dëshirëm për të shkuar në punë për të dërguar para në shtëpi.

Që kur u gjet, asnjë i afërm nuk është paraqitur dhe për këtë këshilli i bashkisë ka vendosur ta ndihmojë me një shumë prej 18 mijë eurosh që do të mbulojnë shpenzimet e djalit.

“Ai shpesh tregon histori që duken absurde. Historitë e tij janë shumë të dhunshme dhe shpresojmë që të mos përputhen me realitetin. Fatmirësisht është mirë. Jemi trishtuar nga ajo që ndodhi dhe si qendër urbane jemi në provë edhe nga kostot ekonomike për të siguruar djalin. Fatkeqësisht braktisja është e shpeshtë,”- shpjegoi për Fanpage.it.

Emanuele Crosato, kryebashkiaku i Cessalto, tha se ndihma sociale funksionon në Itali. Crosato shpjegon se shpeshherë braktisen edhe mjetet pa targa.

Mediat italiane shkruajnë se ky nuk është rasti i parë që një minoren shqiptar gjendet i braktisurnë autostradë.

Oficerët janë duke u përpjekur të gjurmojnë familjarët e adoleshentit, por të gjitha detajet e hetimit për momentin mbeten konfidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *