Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në një përgjigje të dytë për Gazetën Express ka bërë të ditur se tashmë Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor e ka zbritur personin e lënduar në “Via Ferrata” në Pejë.
Gashi ka treguar se i njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë.
“Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor e ka zbrit personin e lënduar. I njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit”, ka thënë Gashi.