KRU “Prishtina” përfiton Grant afër 3 milionë euro, përfitojnë katër komuna për trajtimin e ujërave të zeza e atmosferike

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka nënshkruar kontratën me konsulencën për Masat Shoqëruese dhe Njësinë për Zbatim të Projektit, në vlerë prej 2. 99 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se Konsulenca për Masat Shoqëruese dhe Njësia për Implementim të Projektit përmban aktivitete për përmirësimin e performancës së përgjithshme të Kompanisë në çështjet financiare, institucionale, teknike dhe administrative.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, deklaroi se periudha për implementimin e këtij projekti është pesëvjeçar, ndërsa pritet të bëhet zgjidhja për Prishtinën, Fushë-Kosovën, Graqanicën dhe Obiliqin.

“Jam shumë i lumtur që pjesë e kontratës do të jetë një kompani gjermane dhe besoj që do ta realizojmë suksesshëm. Kjo kontratë është shumë dimensionale dhe ka të bëj me pjesën teknike, administrative dhe do të ndihmoj edhe në trajnimin e stafit”.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, tha se projekti i kombinuar mes kanalizimit dhe rrjetit të ujërave të ndotura po ec përpara.

“Jemi të kënaqur edhe bashkëpunimin që kemi me Bankën gjermane për zhvillim në Kosovë dhe më gëzon fakti që njësia implementuese e projektit do këtë përkrahjen ë duhur prej konsulencën ndërkombëtare”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *