Banorët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës po shprehen se nuk u janë ardhë faturat e energjisë elektrike për muajin janar e shkurt, edhe pse Qeveria e Kosovës thotë se rreth 20 mijë fatura janë shpërndarë në atë zonë, ku nuk ka pasur pagesë për energjinë elektrike për 25 vjet.
Një serb në Mitrovicën e Veriut (emer i njohur për redaksinë), është shprehur për Gazetën Neutral se që nga pas lufta po edhe tash nuk ka paguar as edhe një cent për konsumin e energjisë elektrike.
“Jo nuk na ka ardhë as edhe një fatur për me pagu rrymën.” është shprehur banori serb
Ai ndër të tjera ka thënë se e kanë pa deklaratën e ministrin Besnik Bislimi që janë shpërnda 20 mijë fatura, por për çudi as edhe një serb nuk i ka marrë ato.
Nga Gazeta Neutral është pyetur se a ndihen të rrezikuar nga qeveria e Kosovës dhe shqiptarët atje siç e portretizon situatën presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq.
“Jo ne nuk ndihemi të frikësuar, ka më shumë se 24 vjet qe jetojmë me ta dhe as edhe një herë nuk kemi pas probleme, madje e qojmë shumë mirë.” tha në fund serbi që jetonë në Mitrovicën e Veriut.
Përveç qytetarit serb, për Gazetën Neutral ka folur edhe një shqiptar (emer i njohur për redaksinë)që jeton në anën veriore të Kosovës, ku ka treguar se a ka marrë fatura të energjisë elektrike.
“Jo nuk kemi marrë ndonjë fatur, kemi prit por jo.” tha ai.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në një komision parlamentar më 26 janar, njoftoi se më shumë se 20 mijë fatura janë shpërndarë në veri për konsumin e energjisë gjatë muajit janar.
Që nga paslufta e viti 1999, në Kosovë, katër komuna me shumicë serbe, Leposaviqi, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan, nuk kanë paguar energjinë elektrike.
Gjatë viteve, shpenzimet për energjinë në veri janë mbuluar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës, dhe nga viti 2017, nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT), si dhe nga subvencionet e Qeverisë së Kosovës.