Avokati mbrojtës i Feronit Shabanit a.k.a Fero është arrestuar sot nga policia, pas sulmit ndaj tre personave, pamjet ekskluzive të të cilit i publikoi Gazeta Nacionale të dielën mbrëma.
Të hënën në mesditë, policia reagoi pas një situateje konfuze ku nuk arrinin të përcaktonin lokacionin e saktë të vendngjarjes, duke arrestuar superyllin e këngës ‘Gang Gang’.
Nacionale ka kontaktuar me avokatin e të dyshuarit, Fero, për të marrë më shumë detaje rreth incidentit dhe të bëmave që erdhën deri te ky incident.
Po del të jetë se një këngë e Unikkatilit ka qenë mollë sherri e përplasjes, që ka ardhur si rezultat i provokimeve që kanë ardhur nga tre personat brenda veturës të tipit Golf 6, siç shihet në pamje.
Egzon Halimi, avokati mbrojtës i Feros, ka thënë për Redaksinë tonë:
“Ai (Fero) e ka pasë ni nejë me do fëmijë, para banesës së vetë, edhe do djem të rinj kanë shku aty e kanë fy, e kanë sha por ky nuk ka reagu.
“Herën tjetër kur janë kthy (viktimat) e kanë lëshu një kangë të Unikkatilit, ku ai po e ofendojka diçka këta (Feron). Atë kangë e kanë lëshu me zë të lartë, Fero u nervozu edhe u shku i ka sulmu në afekt”.
Tutje, Halimi zbulon se i dyshuari nuk i njeh fare viktimat më herët dhe gjithçka ka qenë spontane.
Sidoqoftë, i njëjti ka thënë se bëhet fjalë për tre persona që kanë qenë në veturë në kohën e aksidentit, ndryshe nga Kryeprokurori i Gjilanit që aludon në dy persona.
Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu për Nacionale ka përmendur vetëm dy viktima me inicialet E.E dhe L.E, ndërsa ka thënë se ende nuk dihet kur do të mbahet seanca për caktimin e masës, por që dihet se kjo do të ndodhë brenda 48 orëve.