Vuçiq: Të mos dorëzohemi për anëtarësimin e Kosovës në OKB, kjo është kryesorja 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar mosdorëzim, ndërsa ka folur edhe njëherë për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. 

Vuçiq foli mbrëmë në televizionin publik serb, ku tha se çështja kryesore është ta pengojnë Kosovën që ta marrë një ulëse në OKB. 

“Le ta shpëtojmë vendin. Të mos dorëzohemi për çështjen e Kosovës, mbi të gjitha anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, sepse të mos e gënjejmë veten, kjo është gjëja kryesore,” tha Vuçiq. 

Ai kërkoi “mbështetje për Serbinë”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *