Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të një automjeti-kamionetë dhe një veture dje, në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar.
“Autostrada “Ibrahim Rugova” km-48. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamionetë, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur veturën e cila ishte ndalur në skajin e rrugës. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.