Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë ka përfunduar procesin e saj zgjedhor, ku u zgjodhën anëtarët e rinj për mandatin e ardhshëm.
Sead Paqarizi u riemërua për herë të dytë si Kryetar i Këshillit për periudhën 2024-2028.
Anëtarët e tjerë të Këshillit janë Alban Hoxha, Bedri Bytyqi, Afrim Bytyqi, Defrim Hoti, dhe Bujar Bytyqi. Kryeimami Flurim Krasniqi gjithashtu mbetet anëtar i Këshillit sipas pozitës së tij.
Këtë rast Bashkësisa Islame në Kosovë e ka uruar Paqarizin dhe antarët e tjerë.