Një grua ka lajmëruar në Policinë e Kosovës se i është zhdukur nusja e djalit, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë, ajo ka thënë se nusja është larguar nga banesa dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Policia ka nisur hetimet.
“Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 16.02.2024-14:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nusja e djalit viktima ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë per vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.