Vdes një burrë në Skenderaj, u lëndua duke shuar zjarrin në malin e tij

Ka vdekur dje një burrë në Rezallë të Skenderajt, pasi i njëjti ishte lënduar gjatë përpjekje për ta shuar një zjarr që kishte kapluar malin pronë e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Fsh. Rezall, Skenderaj 19.02.2024-18:00.  Pas panimit të një informate për një person të lënduar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku në një fushë kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.  Dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar ta shuaj  zjarrin që  ishte duke u djegur një  fushë e lirë dhe një pjesë e pyllit (malit) pronë e tij,  e cila është lokalizuar nga njësiti zjarrfikës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *