Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka sulmuar sot të gjithë ata që e kundërshtojnë posaçërisht opozitën duke e quajtur të mjerueshme, posaçërisht pas deklaratës nga opozita se “Vuçiq ka humbur besueshmërinë dhe nuk mund të udhëtoj si përpara, pas gërmimit të mjerueshëm”.
Vuçiq tha se shpejti udhëton në Paris te Macron, ndërsa sjelljen e opozitës serbe ndaj Kosovës e ka quajtur mjerane, shkruan “”Politika”
“Dua ta njoftoj Vladeta Jankoviçin se së shpejti shkoj në Paris, përsëri tek Macron, ku do ketë mysafir të shquar, e ata (opozita) do jenë në nivelin e euro-deputetëve gjithë njëjtë si Shider e Cramon”, ka thënë Vuçiq, duke komentuar deklaratën e Jankoviqit se besueshmëria e tij në botë u zvogëlua ndjeshëm pas Banjskës.
Ai shtoi se autoritetet shtetërore po bëjnë punën e tyre dhe po bëjnë hetime në lidhje me ngjarjet në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.