Armë e 62 fishekë pa leje, arrestohet e pastaj lirohet një person në Fushë Kosovë

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës thuhet se ka kap një person me armë të paligjshme në Fushë Kosovë.

Një mashkull i dyshuar është arrestuar në Fshatin Vragoli pasi u zbulua se kishte një pistoletë dhe 62 fishekë pa dokumentacionin e duhur.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti:

“Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 18.02.2024 – 22:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 62 fishekë për të cilën i dyshuari kishte leje, mirëpo nuk e kishte të vulosur librezën për lëvizje të armës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *