Dje në Nish u zhvillua ndeshja e Kupës në basketboll mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit.
Dy tifozeritë e ekipeve që njihen për rivalitetin e madh mes tyre, dje u bënë bashkë për të prodhuar dicka të papranueshme.
Një grup i tifozëve ka thirrur “Kosova”, ndërsa tjetri është kundërpërgjigjur me “Serbia”.
Pikërisht kjo ndodhi dje më 17 shkurt, në 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.