Policia e Kosovës, ka identifikuar dhe arrestuar reperin Feronit Shabani, Fero i cili shihet në një video se si sulmun me grushte një qytetare brenda një veture.
Lajmi për arrestimin e reperit Fero është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Gjilani e cila njofton se i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.
“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftim.