KFOR-i patrullon në zonën e Podujevës bashkë me ushtrinë serbe

Në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një lajm i publikuar se forcat serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, trazoi vendin shkruan Gazeta Neutral.

Megjithatë, burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se lajmi që pretendohej se ndodhi në përvjetorin e 16-të të Republikës së Kosovës, për përballjen e një qytetari me forca serbe në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës, nuk është i vërtetë.

Sipas të njëjtit burim, situata në këtë zonë ka qenë e qetë dhe pa incidente, ku KFOR së bashku me ushtrinë serbe.

Disa orë më pas, raportimi i Gazetës Neutral është konfirmuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR  të cilët në një komunikatë për media se informacioni nuk është i saktë.

“KFOR dëshiron t’i përgjigjet një lajmi të publikuar  nga Indeksonline pasditen e sotme, i cili paraqet një njësi serbe duke drejtuar armët drejt civilëve në territorin e Kosovës. Ky informacion nuk është i saktë dhe nuk pasqyron atë që ka ndodhur në të vërtetë” – tha KFOR.

Tutje ky mision informoi se më 17.02.2024 në ora 14:45h, një njësi letoneze që i përkiste KFOR-it po përgatitej të fillonte një patrullë të planifikuar të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe, përgjatë të dy anëve të vijës kufitare administrative.

Sipas KFOR në kohën kur u bë fotografia në fjalë, personeli letonez po koordinohej me homologët e tyre serbë, të cilët ishin pozicionuar në anën e tyre të vijës kufitare administrative.

“Është e rëndësishme të theksohet se skuadra letoneze ishte pozicionuar më tej pas liderit të tyre, i cili ishte i përfshirë në koordinimin e aktiviteteve me Forcat e Armatosura Serbe” – thuhet në komunikatë të KFOR.Tutje u tha se imazhi mund të ishte prerë për të përjashtuar pjesët që përshkruanin liderin letonez duke biseduar me udhëheqësin e SAF.“Patrulla e sinkronizuar është kryer në mënyrë profesionale dhe në respekt të plotë të procedurave të përcaktuara mirë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, duke ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” – u tha tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *