Më 20 janar të vitit 2022 u privua nga jeta Elvis Mekaj.
Një vit më vonë, Gjykata Themelore e Pejës merr vendim për caktimin e masës prej 10 vitesh burg për Kushtrim Selimajn, i dyshuar për vrasjen e Elvis Mekajt.
Me këtë vendim ishin ndarë të pakënaqur familja e Mekajt.
Nëna e Elvisit, Sevdije Mekaj, në një intervistë për Indeksonline po kërkon dënim maksimal për Selimajn.Ajo ishte shprehur se i dyshuari prej kohësh ka qenë kërcënim për familjen e saj.
Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë ishte hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit.Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e parë dëgjimore në Gjykatën e Apelit.
Elvis Mekaj la pas bashkëshorten dhe djalin e vogël, Luisin.